Kushtet e përdorimit

Duke bërë një porosi te TECHSTORE KS, pranon kushtet e mëposhtme.

Porositë

Porosia konsiderohet e pranuar vetëm pasi ta konfirmojmë me telefon ose WhatsApp. Deri atëherë mund ta anulosh pa asnjë kosto. Ne ruajmë të drejtën të refuzojmë një porosi nëse produkti ka mbaruar nga stoku ose nëse të dhënat e kontaktit nuk janë të sakta.

Çmimet

Të gjitha çmimet janë në euro dhe përfshijnë TVSH-në. Çmimi që sheh në faqe në momentin e porosisë asht çmimi që paguan. Nëse ndodh një gabim i dukshëm në çmim, të njoftojmë para se ta nisim pakon dhe ti vendos nëse dëshiron të vazhdosh.

Pagesa

Pagesa bëhet me para në dorë (cash) kur ta pranosh pakon. Ke të drejtë ta hapësh dhe ta kontrollosh produktin para se të paguash.

Dërgesa

Transporti kushton 2.00€ dhe asht falas për porositë mbi 30.00€. Dorëzimi bëhet brenda 24-48 orë pas konfirmimit, në tërë Kosovën. Këto afate janë të përafërta dhe mund të zgjaten në festa ose në kushte të vështira moti.

Kthimi

Ke 14 ditë nga dita e pranimit për ta kthyer produktin nëse nuk je i kënaqur, me kusht që të jetë i papërdorur, i padëmtuar dhe me paketimin origjinal. Kostoja e kthimit e mban blerësi, përveç rastit kur produkti asht me defekt ose kemi dërguar gabim.

Garancia

Çdo produkt vjen me garanci për defekte teknike. Garancia nuk mbulon dëmtime nga rënia, uji, përdorimi i gabuar ose riparimet e bëra jashtë nesh.

Përgjegjësia

Përpiqemi që përshkrimet dhe fotot të jenë sa më të sakta, por ngjyrat mund të duken pak ndryshe në ekrane të ndryshme. Specifikimet i marrim nga prodhuesi.

Kontakti

Për çdo pyetje ose ankesë: +383 49708844 · lulziimm94@gmail.com · Sheshi, Mitrovicë
Orari: E hënë - E shtunë 10:00 - 18:00 · E diel: pushim