Politika e privatësisë
Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledh TECHSTORE KS, pse i mbledh dhe çfarë të drejtash ke mbi to.
Çfarë të dhënash mbledhim
Kur bën një porosi, të kërkojmë vetëm atë që na duhet për ta dërguar pakon:
- Emri dhe mbiemri: për ta ditur kujt t'ia dorëzojmë pakon
- Numri i telefonit: për të konfirmuar porosinë dhe për dorëzimin
- Qyteti dhe adresa: për dërgesën
- Email: opsionale; e përdorim vetëm nëse na e jep vetë
- Shënimi: nëse shkruan diçka për porosinë
Nuk mbledhim të dhëna pagese. Pagesa bëhet me para në dorë te dorëzuesi, prandaj nuk kemi as numër karte, as të dhëna bankare.
Pse i përdorim
Vetëm për të përpunuar dhe dërguar porosinë tënde, për të të kontaktuar rreth saj dhe për të zgjidhur ndonjë kthim ose garanci. Asgjë tjetër.
Me kë i ndajmë
Të dhënat e dorëzimit i japim vetëm kompanisë së postës që e sjell pakon te ti. Nuk i shesim, nuk i japim me qira dhe nuk i ndajmë me palë të treta për reklama.
Sa gjatë i ruajmë
Të dhënat e porosisë i ruajmë sa kohë të jetë e nevojshme për garancinë dhe detyrimet ligjore. Mund të kërkosh fshirjen e tyre në çdo kohë.
Cookies dhe matja e vizitave
Faqja përdor ruajtje lokale në shfletuesin tënd për të mbajtur mend shportën. Kjo nuk ndahet me askënd dhe rri vetëm në pajisjen tënde.
Nëse pranon cookies statistikore, përdorim Google Analytics dhe Meta Pixel për të kuptuar sa vizitorë kemi dhe cilat produkte shihen më shumë. Mund ta refuzosh këtë me butonin te banderola e cookies, faqja punon njësoj edhe pa to.
Të drejtat e tua
Ke të drejtë të kërkosh një kopje të të dhënave që kemi për ty, t'i korrigjosh ose t'i fshish ato. Na shkruaj te lulziimm94@gmail.com ose në WhatsApp dhe përgjigjemi sa më shpejt.
Kontakti
TECHSTORE KS
Sheshi, Mitrovicë
+383 49708844 · lulziimm94@gmail.com